Shigjete

Celesi i braktisur i suksesit -ate qe nuk do ta gjeni ne artikujt e eksperteve

keys-to-successSi nje keshilltare karriere me bie rasti qe here pas here te ndihmoj te rinjte te kalojne permes procesit te vetezbulimit dhe vendimarrjes per studimet e tyre universitare dhe shtegut te karrieres. Eshte pak te them qe eshte nje proces qe mbart nje peshe te madhe pergjegjesie, qe me ben te kerkoj dhe lexoj pertej raportit personal te klientit. Gjithashtu eshte pak te them se cfare gezimi perjetoj ndersa zbulojme e shtjellojme hap pas hapi potencialin e nje klienti dhe mundesite qe jane per te ne fushen e profesionit dhe zhvillimit personal. E megjithate, nuk mund te nenvleftesoj se une e di, se suksesi nuk varet thjesht ne punen e perkushtimin e dikujt, edhe pse keto jane shume te rendesishme, une besoj se suksesi dhe permbushja qendrojne ne nje shteg te braktisur dhe te hedhur tutje nga njerezit moderne. Per fat te keq ky shteg padrejtesisht eshte gjykuar si i pavlere. Por ky shteg ka shperblyer disa nga mbreterit dhe funksionaret me te sukseshem te lashtesise, historite e te cileve me mahnisin dhe frymezojne edhe sot. Ata jane pak ne rangun e atyre te veshur me pushtet, por ndikimi i tyre ishte me i madh dhe reformat qe sollen rezultuan ne nje gezim korporal dhe mireqenie sociale e ekonomike jo vetem per ta, por edhe per popullin e tyre. Te tille ishin Jozefi, funksionari me i larte ne perandorine e faraonit te Egjiptit. Per shkak te urtesise dhe largpamesise se nje njeriu si Jozefi, vendi jo vetem pa mireqenie, por dhuntite e tij administrative dhe shpirti besnik ben qe vendi i Egjiptit te kishte qendrueshmeri pergjate 7 viteve te zise se bukes, apo thene me termat e sotem te krizes ekonomike. Te tille ishin Mosiu dhe Jozueu qe drejtuan popullin e tyre drejt tokes se premtuar, apo Davidi mbret, Solomoni biri i tij qe u njoh per urtesine e jashtezakonshme- gjate viteve te mbreterimit te Solomonit vendi u zhvillua, u ndertuan qytete, projekte te ndryshme moren jete, lulezoi ekonomia dhe vendi perjetoi paqe gjate gjithe mbreterimit te tij. Mund te vazhdoja me emra te tjere mbreterish, te cilet kur i sheh nga afer, ndane nje cilesi themeltare: besimin dhe varesine tek Perendia si autori dhe burimi i suksesit dhe fitoreve te tyre. Besimi i tyre nuk e varferoi, as skllaveroi popullin e tyre, madje perkundrazi, frymezoi, reformoi, coi ne rizgjim shpirteror vetjak e kombetar dhe ne nje gezim te madh.

Si keshilltare karriere, mund te te ndihmoja te identifikoje dhuntite, aftesite, pikat e forta, te dobeta, fushat e interesit etj, mund te bisedonim me ore te tera per mundesite qe ekzistojne ne Shqiperi per ty, per hapat qe mund te hedhesh etj, dhe ne fund kur te largohesha bashke me gezimin qe do te ndjeja per ate qe ti je, ate qe te eshte besuar, ate qe eshte derdhur ne ty, do te ndjeja dhe nje trishtim te thelle nese shtegu i suksesit te vertete, shtegu i besimit eshte ende i panjohur per ty, apo i braktisur dhe lene menjane.

Komunizmi eshte shembulli me i mire per te na kujtuar per pasojat e lenies pas dore apo refuzimit te dimensionit shpirteror. Komunizmi u perpoq te  krijonte njeriun e ri, ate per te cilin Bibla flet aq shume, por pa Zotin. Njeriu qe nderton njeriun e ri, ne gare me Perendine, Krijuesin, qe nderton njeriun e ri. Prinderit tane dhe brezi im i ka shijuar me se miri frytet e njeriut te ri te komunizmit- puna e tij nuk qendroi dhe njeriu i ri- heroi pozitiv i realizmit socialist ekzistoi dhe u ndertua vetem ne letra, pasi historia shenoi te tjera fryte te kesaj doktrine njerezore.

Nese sot po kerkon suksesin nise nga shtegu i besimit. Kerko, lexo, shqyrto, ec ne gjurmet e atyre qe e preken suksesin e vertete- jo thjesht arritje profesionale apo fame, por qe perjetuan  permbushje ne te gjitha dimensionet, dhe paqja e gezimi u bene te tyre dhe te njerezve qe drejtuan.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pin It on Pinterest

Share This