Vipat, besimi, beteja e tyre e humbur me drogen dhe beteja jone e humbur me dashurine.

Ata jane idhujt qe i gjejme neper postera ne dhomat, apo neper endrrat dhe deshirat e adoleshenteve. Nje koncert, autograf, takim, fotografi e tyre, do te ruhen me fanatizem si trofeja e jetes dhe ndoshta nje nga ngjarjet me te vecanta. Do te imitohen, ndiqen, kopjohen. Do te pergojohen dhe paparacizohen. Do te zene faqet e gazetave e revistave, me look-un e tyre te persosur dhe artin e tyre. Ata i kthejme ne simbolin e majes se jetes, simbol te Edenit te humbur. Vecse ata Eden nuk jane.
Ata jane nje Adam e Eve e thyer dhe rrezuar, ne perpjekje per te mbajtuar majen, ne perpjekje per te na dhuruar emocionin e paharrueshem dhe per te mbajtur fort adhurimin dhe vemendjen e atyre qindra e mijera njerezve qe i ndjekin dhe qe thone se i adhurojne, por i hedhin poshte dhe braktisin ne momentin qe nuk marrin prej tyre ate qe duan. Duhet te jete mjaft e lodhshme te jesh ata. Ata dashurohen, ndahen, bashkohen, ndahen prape, rrezohen, ngrihen, ndonjehere rrezohen per te mos u ngritur dot me kurre.

Nuk e di por sa here i shoh disa prej tyre tek pozojne perpara tapetit te kuq, ne shpirt ndje nje deshire per t’u arratisur tej atij tapeti te kuq, i cili me kujton
nje gjueti shtrigash dhe motrash Hirushesh qe luftojne se kush eshte me e bukura, kush do te zere titujt e pare te gazetave, lajmeve. Kush do te jete kopertina e ardhshme, kush do te jete ne qender te showbiz, kush do te marre kontratat e reja etj.

Prapa look-ut te tyre te persosur fshihen jo rralle jete te rrenuara, lodhje, dekurajim, depresion, humbje deshire per jeten e cila i con ne rruge qe ata nuk do te donin t’i merrnin. Te tilla jane historite e atyre qe vendosen t’i japin fund jetes se tyre, apo te atyre qe humben kontrollin e jetes ndersa iu dorezuan perhumbjes se lendeve narkotike. Statistikat shenojne vetevrasjen e rreth 390 aktoreve, 250 prej tyre meshkuj e 142 femra. Ndersa 70 nga personazhet me te njohur te botes se artit si Filip Sejmor Hofman ( Philip Seymour Hoffman), Uitni Hjuston (Whitney Houston), Emi Uajnhauz (Amy Winehouse) etj humben jeten e tyre nga overdoza.

Pa dyshim qe vetevrasjet dhe vdekjet e tyre ngriten shume pyetje dhe nxoren ne siperfaqe problemet per te cilat disa prej tyre edhe ishin perfolur prej kohesh ne media, si beteja e Emi Uajnhauzit me drogen. Por per disa te tjere pyetjet ishin edhe me te thella dhe kritika me e pameshirshme, ndersa ata ishin te njohur gjithashtu si besimtare. Uitni Hjuston (Witney Houston) ishte nje prej tyre. Ajo do te kendonte naten e fundit te jetes se saj, nje nga hitet me te preferuara te krishtera te cilen e kishte mesuar qe femije dhe kenduar ne koret e kishes: “Yes, Jesus loves me”. NJe kenge e thjeshte, me dy ose tre vargje, por qe do te mbante nje nga te vertetat me themelore te besimit te krishtere, ate te dashurise se qendrueshme dhe te sigurte te Jezusit, nje dashuri qe nuk humbet asnjehere. Eshte interesante qe ajo e kendoi kete kenge ate nate, disa ore para se te humbte jeten nga overdoza. Cfare do te shtynte nje grua si ajo, shpirti i se ciles kendonte ate te vertete qe droga nuk ia shkuli dot nga zemra dhe mendja e saj, te dorezohej perseri ne varesine qe i kishte shkaterruar jeten? Nuk e di, keto jane ato pyetje pergjigjet e se cilave ata i moren me vete momentin qe mbyllen syte. Ndoshta ishte teper e dobet, nuk arriti te qendroje, ashtu edhe sic do ta shprehte ne kengen e saj te fundit ‘I look to you”,
“I kam syte tek Ti”:

“me terhiq nga kjo lufte,
kam nevoje per ty, shkelqe mbi mua.
I kam syte tek ti, i kam syte tek ti,
ne ty mund te jem e forte.
I kam syte tek Ti,
i kam syte tek ti,
edhe kur melodite te pushojne,
ne ty degjoj nje kenge,
i kam syte tek ti….”

“I kam syte tek ti” eshte permbledhja e klithjes se shpirtit te saj, jeta e saj me betejat, zhgenjimet, dhimbjen, luften, besimin, permbledhur ne vargje, te cilat
duket se ajo i kendoi me gjithe forcen e shpirtit te saj dhe ate pak force qe i kishte mbetur nga zeri i saj i mahnitshem dhe i fuqishem. Dhe ate nate ajo duket se do te mbahej perseri fort tek ajo dashuri pa kushte qe e dinte se nuk e kishte humbur per asnje cast, as kur ishte rrezuar, as kur e kishin tradhetuar, as kur i kishin kthyer krahet. Nese do te ishte ndryshe, pse do te zgjidhte ate himn te vjeter qe nga femijeria e saj. Ate nate, nese do te shohesh momentet e saj pak ore para se te vdiste, do ta shohesh tek kendon e gezuar. Atehere cfare e shtyn nje person te gezuar te zhytet ne kerkimin e nje gezimi momental qe jepte perdorimi i lendeve narkotike?

Kjo pyetje eshte ajo qe ka shoqeruar keto dite edhe vdekjen e Dr. Florit, ndersa degjojme e lexojme deshmite e atyre qe e paten afer dhe e takuan ne kohet e fundit, do te flitej qarte se ai ishte ne paqe dhe i lumtur. “Me thoshe se ishe i lumtur, se kishe gjetur paqe ne fjalen e Zotit” do te shkruante ne nje nga statuset e saj, kengetarja e njohur Aurela Gace. Dhe kete e thane edhe te tjere qe e paten afer. Atehere pse do te kthehej ne rrugen e vjeter, vetem pak kohe pasi kishte nxjerre nje tjeter hit qe fliste pikerisht kunder perdorimit te lendeve narkotike: “Mos pi mall, bej palester”. Keto jane pyetje qe sado qe te perpiqemi t’i afrohemi te vertetes, nuk do ta mesojme dot te plote ne kete ane te qiellit, sepse pergjigjen e saj te plote Dr. Flori e mori me vete diten qe “fluturoi drejt qiellit”.

Nje gje eshte e sigurte se ai njohu betejen e ashper me drogen, ishte i sinqerte ne ate qe tha dhe ne deshiren e tij per te ndihmuar ata qe ende perleshen apo kane humbur motivin a forcen per te rifituar jeten e tyre.

Konstandin Xhuvani do te ishte nje tjeter i ri qe do te na kujtoje rrenimin e shkaktuar per shkak te perdorimit te lendeve narkotike. Rrenimi i tij ndoshta eshte edhe me i thelle ndersa do te duhet te perleshet edhe me ndergjegjen e tij dhe kujtimet e hidhura e makabre te jeteve qe mori. Megjithate ai e ka nje shans te rimekembet dhe te fitoje perseri lirine dhe qetesine shpirterore, pavaresisht sa e veshtire apo e pamundur, apo e pamerituar mund te duket.

Ajo qe me shqeteson dhe me dhemb si nje grua dhe nene, nuk eshte aq paaftesia e tyre per te fituar keto beteja, por paaftesia jone si shoqeri per te ofruar nje dore te ngrohte qe deshiron t’i ngreje lart. Duket se e kemi me natyrshem dhe te lehte, madje e duam fort, doren e pameshirshme qe rremben gurin per te qelluar e denuar qofte permes moralizimit, analizimit, shjellimit por edhe literalisht do ta benim nese do te na jepej mundesia. Jam e sigurte qe ne jemi nje shoqeri e dashuruar me qellimin e gureve, e dashuruar me rrezimin dhe damkosjen perjete. Te gjitha keto i bejme ne emer te drejtesise, sepse ne na pelqen shume drejtesia. Aq shume na pelqen drejtesia sa shquhemi ta ushtrojme drejtesine kur behet fjale per tjetrin, jo per ne. Jemi te etur e te paepur te shkulim e bejme fije fije qimen ne syte e tjetrit, bashke me
qimen edhe personin, dhe te justifikojme traret ne syte tane e te therrasim per hir e perjashtim kur behet fjale per ne. Jo me kot permenda doren e ngrohte, sepse keto dite per cudi me eshte kujtuar filmi shqiptar: “Dora e ngrohte”, historia e nje te riu qe perfshihet ne vjedhje, dhe qe Partia perpiqet ta rehabilitoje dhe ri integroje ne shoqeri. E megjithate sic edhe do t’i thuhet ne menyre te pameshirshme: “bishti i qenit mbetet bisht qeni”. A kemi mbetur ne ende shoqeria qe tregon ne menyre te pameshirshme se bishti i qenit mbetet bisht qeni gjithe jeten? A kemi ndopak deshiren dhe vullnetin te shtrijme nje dore te ngrohte, te dalim pertej egoizmit tone dhe te perpiqemi te ofrojme ndihme dhe te shtrijme nje dore te ngrohte drejt atyre qe jane rrezuar? A i vleresojme ato segmente te pakta te shoqerise shqiptare, te cilave edhe Dr. Flori u perkiste se fundmi, te cilat me perkushtim dhe sinqeritet jane perkushtuar per te ofruar sherim dhe rehabilitim? Apo jemi duke i percmuar
edhe ata dhe duke i gjykuar per hipokrite dhe rrogetare sic rendom ndodh te lexoj komente ne rrjetet sociale?

Une di nje gje me siguri, qe edhe nese ne i tradhetojme dhe i leme pa nje dore te ngrohte e krahe te shtrire, ata mund te kene syte tek Ai, qe nuk ua mohon kurre doren dhe forcen. Ai qe eshte i persosuri dhe i vetmi qe ka te drejten legjitime per te na gjykuar dhe mos meshiruar, Ai ka edhe dashurine dhe vullnetin e persosur per te rimekembur cdo jete te shperdoruar dhe rrenuar.

“I kam syte tek Ti,
Kam nevoje per ty, shkelqe mbi mua
I kam syte tek ti,
ne ty mund te jem e forte.
I kam syte tek ti,
edhe kur melodite te pushojne,
ne Ty degjoj nje kenge
I kam syte tek ti”

“Lum kush shpeton nje shpirt, ai do te ndricoje si nje yll ne qiell” Danieli, profet dhe qeveritar ne perandorine babilonase.

 

Rudina Bakalli

×
Share This