Shigjete

2015

20152014 ishte nje vit intensiv, nje vit ndryshimesh domethenese, nje vit qe ne gjysmen e dyte kishte ruajtur plot sfida. Ne mendjen time mbeten sfidat dhe dhimbja qe me sollen, nje dhimbje qe me eshte dukur e padrejte dhe e pamerituar. E megjithate, sot ndersa reflektoja mbi 2014-n dhe kaloja neper leximin e disa psalmeve, kendveshtrimi im per 2014-n ndryshoi ndersa e pashe nga nje drite tjeter.


U mbusha me mirenjohje dhe gezim, teksa mendoja se si Perendia me ka dhene fitore ne sfidat me kryesore, qe padyshim nuk do te ishin kapercyer pa nderhyrjen e nje dore hyjnore, me ka ruajtur dhe ka siguruar per mua ne momente kyc kur kisha nevoje per nderhyrjen e tij.  2014 ishte viti i betejave nga me te ndryshmet, disa qe shkaktuan plage te thella tek une, por qe nuk me vune perfund, jo sepse une isha e forte, por sepse Perendia me shpetoi dhe cliroi sepse “ata ishin me te forte se une” (Psalmi 18:17)

Ndonjehere druhem te flas kaq shume per kete Perendi te cilit i besoj, nga meraku se nje pjese e atyre miqve te mi qe lexojne keto postime, tremben kur degjojne per besim, te cilin shpesh e kategorizojne si fe, e duke bere keshtu ia heqin krejtesisht bukurine dhe ia zhbejne forcen e madheshtine, marredhenies dhe dimensionit me domethenes te shpirtit njerezor. Por une e di se e bejne nga mos njohja, keqkuptimet, informacioni i gabuar.

Mbreti David shkroi: Provo dhe shih sa i mire eshte Zoti. Lum ata qe besojne ne te.

Une e kam provuar dhe shijuar sa i mire eshte Zoti dhe 2014 vetem sa perforcon privilegjin e madh e te paturit perkrah Mbretin e Universit; te te vije Ai ne ndihme kur rrethohesh nga sfida qe jane me te forta se ty, te ngrihesh lart me krahe si shqiponje duke fluturuar ne lartesi dhe kunder rrymes se ajrit, edhe pse ne zemer ti nuk ndihesh shqiponje e as e forte per t’u ngritur lart apo per te ecur kunder rrymes. Por Ai e ben kete dhe shume me teper sepse ata qe shpresojne tek Zoti, fitojne forca te reja.

Nuk e di se cfare ka perpara meje pergjate vitit 2015, une e di qe 3  gjera mbeten te pandryshueshme pavaresisht nga stina: dashuria, besnikeria dhe ndihma e Perendise. Keto te treja mjaftojne qe te hyj me paqe, konfidence dhe shprese ne kete vit te ri dhe shpresoj qe kjo te jete e vertete edhe per ty.

Gezuar!

Faleminderit që u regjistruat në Shigjete! Uroj që të gjeni inkurajim dhe frymëzim teksa bashkëreflektojmë mbi ngjarjet e përditshme përmes lenteve të besimit të krishterë. Shpresoj që përmbajtja do të zgjerojë botëkuptimin tuaj për jetën, Zotin, Jezusin dhe fuqinë hyjnore që na fton ta përjetojmë përditshmërinë me qëllim dhe shpresë. Zemra ime është që, ndërsa ndiqni përmbajtjen time, paragjykimet që mund të keni pasur për Jezusin apo besimin e krishterë të veniten, dhe të mund të shihni nga afër si duket jeta kur jetohet me hir, të vërtetë dhe dashuri.

Pin It on Pinterest

Share This