Dite te veshtira, te trazuara, qe me sjellin ne mend atmosferen qe polli 21 Janarin. Zot, mos u kthefte kurre nje dite si ajo. E di qe duhet te lutem, por nuk e di si, por e di cfare ma djeg zemren pervec revoltes per te pare drejtesine dhe miresine te ushtrohen ne kete vend. I shoh shqiptaret e mi, bashkekombesat e mi, cdo dite ne lajme, nga nje tubim fushate ne tjetrin, nga nje takim politikani me tjetrin. Ky cikel fushatash e muaj mjalti premtimesh, perseritet cdo 4 vjet, duke u pasuar nga cikli i zhgenjimit dhe riorientimit politik te elektoratit. Te zhgenjyer qe shkembehen cdo 4 vjet, nga te majte ne te djathte, e anasjelltas. Nje pjese stoike e ka ndare mendjen e nuk e tradheton kampin e vet politik, dhe gjen cdo lloj arsyetimi per te mbrojtur deshtimet dhe te palarat qe dalin ne shesh jane gjithmone veper e nendheshme e kampit armik. Nje pjese me finoke dhe dinake, ka gjetur ate pozicion qe e rreh gjithmone era. Ata jane gjithmone me eren, aty ku fryn! Gjithe te tjeret, pervec ketyre qe kane bere pakt me eren, kurre nuk lodhen se humburi shpresen tek idealet qe i shohin me sy ne platforma te shpalosura me zotesi ne fushata elektorale, por qe rralle i prekin ne perditshmerine e tyre.

O shqiptare te mi, me kujtohen vargjet e famshme te Migjenit: “O si nuk kam nje grusht, t’i bie mu ne gji malit qe s’ban za”. Por ai e kishte per mjerimin. Ndoshta po te jetonte sot, mali qe s’ban za, do te dukej  mikroskopik per t’u gjuajtur. Une do te doja qe te shkundej njehere e mire verberia e shqiptareve per te pare qe idhujt e tyre nuk shpetojne, sepse jane te papersosur dhe te pafuqishem, por edhe ate pak fuqi qe kane nuk duan ta vene ne pune per te miren e tyre, sepse idhujt e tyre jane teper te zene per te menduar  dhe mbledhur per veten.

Jo rralle me bie te bisedoj me njerez te revoltuar qe thone se nuk ka Zot sepse po te kishte nuk do te kishte lejuar gjithe keto padrejtesi ne bote. E megjithate cdo dite ata adhurojne zotat e tyre edhe pse jo vetem lejojne padrejtesite, por shpesh i prodhojne ato. Deshtimet e tyre nuk i kane penguar asnjehere qe t’i mbajne ne fron te jetes ata idhuj. Kam frike se shqiptari gjithmone ka gabuar ne zgjedhjen e objektit mbi te cilin ka ankoruar shpresen. Ende sot e kesaj dite ankohet per gjemat qe i kane rene, per token qe e quan te mallkuar, por qe i madhi Zot e ka bekuar me diell, drite, uje, male, lumenj, det, agrume, fruta, fusha pjellore, klime fantastie. Kete toke i madhi Zot e ka bekuar dhe na e ka bere dhurate ne, dhe ne i kemi kthyer Atij shpinen dhe kemi zgjedhur zoterit e vegjel, te papersosur, mekatare, te na drejtojne, te na japin shprese, packa se cdo 4 vjet do shkembejme kampet, s’ka gje, ndoshta edhe ndodh qe deri sa te vdesim “dikush mund te beje dicka”. E Zoti nuk shteron se na ftuari drejt vetes, duke thene: kthehuni tek une dhe ju dhe toka juaj do te sherohet. Mbreti David, besoj qe dinte dicka kur tha: Lum ai popull qe e ka bere Zotin, Zotin e tij!

 

Share This