Kevin

Kevin eshte hungarez, me nje anglishte qe te ben pershtypje, sidomos ne nje qytet ku shume pak te rinj flasin anglisht. I ati eshte taksist, dhe Kevini e ndihmon here pas here duke e zevendesuar ne oret e para te mengjesit, ne menyre qe i ati te clodhet, ose qe te mos humbase ndonje klient. Ndersa na tregon, mendoj se sa krenar duhet te jete i ati per kete bir.

“Babai im nuk mund te jete ne te njejten kohe ne dy vende- na thote- keshtu qe une e ndihmoj”

Eshte 4:30 e mengjesit, rruget jane gati bosh. Per te thyer qetesine, e pyes nese studjon. Na thote se studjon per biznes, por se nuk i pelqen aspak. Kjo me terheq vemendjen, sepse here pas here si keshilltare karriere me qellon te keshilloj te rinjte ne procesin e vendimarrjes se zgjedhjes se deges se studimit.

“Si e ke zgjedhur kete dege, nese nuk te pelqen?” e pyeta

“Une dua te behem pilot. Me pelqen shume aviacioni, por per te arritur atje me duhet kjo diplome” me pergjigjet Kevin. Pilot? Nje buzeqeshje me kaplon ndersa mendoj per djalin tim, qe ka te njejten deshire.

“Po prinderit e tu si mendojne?- vazhdoj ta pyes- po nena jote si ndihet?  A eshte ajo dakort qe ti te punosh si pilot?”

“Oh, thote Kevini i qete- prinderit e mi me mbeshtesin.” Duket qe eshte i  gezuar.

Vazhdojme me tej me biseden dhe deshiren e Kevinit per te studjuar ne Shtetet e Bashkuara, sepse sic thote ai, pilotet amerikane jane ata qe fluturojne me shume dhe kane me shume milje fluturimi ne karrieren e tyre, gje qe i ndihmon me vone me planin e daljes ne pension. Une i them se do te lutem per te, qe nese Zoti do, te siguroje qe ai me te vertete te mund te shkoje ne Shtetet e Bashkuara.

Kevini e di qe puna ime sillet rreth besimit. Ndaj ai me pyet: “A te pelqen puna qe ben?”

“Po i them, me pelqen shume”.

“Vertete?” pyet ai prape per t’u siguruar.

“Po me pelqen shume puna qe bej Kevin” dhe mendoj si te ia shpjegoj pse me pelqen puna ime, kur shumica nuk kuptojne pse bej kete pune 🙂

“E vetmja gje qe nuk me pelqen per punen time, eshte se te tjeret nuk e kuptojne dhe e keqkuptojne, paragjykojne.” Eshte interesante qe ky i ri hungarez nuk ben pyetjen sa e kam rrogen, nese me paguajne mire, sic rendom me ndodh ne Tirane. Por ai ben pyetjen me te rendesishme, qe une si keshilltare karriere ua bej te tjereve shpesh. A te pelqen ajo qe ben? Sa do te doja qe kete pyetje te ma benin shqiptaret! Por ata nuk e bejne. Ndoshta sepse ne Shqiperi nuk e kemi patur luksin te bejme ate qe na pelqen, por ate qe jemi te detyruar, dhe shpesh jemi nisur vetem per shkak te interesit material. Apo ndoshta sepse gjithcka na intereson eshte vetem perfitimi material, dhe per kete jemi gati te sakrifikojme edhe deshirat tona, integritetin tone ? Nuk e di, megjithate isha e gezuar qe ky i ri hungarez na beri kete pyetje.

“Puna ime me jep shume kenaqesi dhe gezim Kevin- i thashe- sepse me ndihmon te jem prane njerezve ne momentet kyc te jetes se tyre, te asistoj ne dhimbjen e tyre, ne momentet e veshtira kur kane nevoje per keshille dhe mbeshtetje, te gjejne paqen dhe te marrin vendimet e duhura ndersa kuptojne pse jane krijuar dhe se ekziston nje realitet shume me i madh ndaj te cilit duhet te ndergjegjesohen. Puna qe kam me jep privilegjin te jem deshmitare e jeteve te transformuara qe gjejne gezimin dhe qellimin e tyre ndersa prezantohen me Krijuesin e tyre dhe perqafojne dashurine dhe sakrificen e tij. Eshte pak a shume i them, si doktoret, ata ndihmojne dhe asistojne ne sherimin fizik, une pak a shume asistoj ne sherimin e brendshem shpirteror, dhe kjo eshte shume shperblyese.”

Biseda mbyllet ndersa kemi arritur ne aeroport dhe na duhet te largohemi. E falenderojme Kevinin dhe drejtohemi per ne terminalin 2, ndersa mendoj se sa shume histori, deshira dhe endrra fshihen pas cdo njeriu qe takojme. Secili ka nje enderr te madhe dhe disa shume pak ose aspak shprese qe mund te ia dalin. Ndersa une kam privilegjin jo vetem te jetoj nje jete me shprese, por te mund te frymezoje te tjeret per ta gjetur. Me pelqen shume puna qe bej, po ty a te pelqen ajo qe ben? Nese po, pse?

Rudina Bakalli

×
Share This