Lule ne shkembinj

Une i kam pare bozhuret, me gezimin e femijes qe ka bere nje rruge te gjate e te lodhshme per t’iu ngjitur malit dhe ka pare dicka te rralle. Sepse bozhuret nuk i gjen ne fushe, ato nuk mund te mbillen ne vazo apo oborret e shtepise. Ato rriten vetem atje, ne maje te malit, ku era eshte me e forte dhe nuk ka asgje qe te te mbroje, dhe vetmia ndihet me e madhe, sepse jo te gjithe ngjiten ne mal. 

Xhaxhallaret e mi i kane shtepite rreze Shpiragut dhe gati cdo vit, une kalova nje pjese te mire te pushimeve verore me ta. Here pas here do te ngjitesha ne mal me kusherinjte e mi, te cilet ishin me te kalitur se une, nje vajze qyteti qe disi ngjante me “Beni ecen vete”. Nuk besoj se do te harroj ate pamje madheshtore qe shtrihej poshte- fushat e Myzeqese, ajri i paster, dhe gati gati tej ne horizont te beje te besoje se po shihje dhe detin. Une i hidhja syte me mall atje larg, drejt perendimit, ku e dija qe  diku atje ishte shtepia ime.

Ne keto udhetime te mia, une i pashe bozhuret, ato lule te vecanta mali, qe te mahnisnin edhe pse nuk ishin delikate e te buta si lulet e fushes. Por ato kishin dicka qe te benin per vete. Ato ishin ndryshe. Ato ishin lulet e forta. Ato rriteshin vetem atje, ne mal, dhe jo ne cfare do lloj dheu e toke. Ato nuk mund te zbuteshin. Nuk mund te merrje nje rrenje prej tyre dhe ta mbillje poshte, sepse do te thaheshin.

Sot ndersa mendoj per to dhe sfidat qe jeta na sjell ndonjehere, mahnitem nga idea se edhe ne majat me te larta e te mundishme qe mund te jemi te detyruar te ngjisim, do te gjeme bozhuret- keto lule te rralla e te cmuara, qe cuditerisht kur i sheh te ngjallin me shume gezim e mahnitje se sa lulet e fushes.

Mendo sot per pak, se cilat mund te jene bozhuret e tua ne situaten ku je. Mos harro bozhuret nuk pushtojne token ne plantacione. Nuk i gjen ne tufa te medha. Ato jane nje ketu e nje atje, jane te rralla, por teper te bukura. Kur t’i gjesh, shkruaji ne ditar, si nje kujtim te cilit mund t’i referohesh kur te kthesh koken pas; dhe falendero Zotin per to, per miresine e Tij per te dhene jete, shprese dhe gezim edhe ne mes te vuajtjes dhe mundimit.

“Dhe ne e dime se te gjitha gjerat bashkeveprojne per te mire per ata qe e duan Perendine, per ata qe jane thirrur sipas qellimit te tij” Romakeve 8:28

 

Rudina Bakalli

×
Share This