Ky mur eshte ndryshe. Nuk eshte aq i hershem sa i Kines, as aq simbolik apo historik sa i Berlinit. Eshte modern. Mund ta vizitosh, por nuk e fotografon dot. Nuk dihet nese do te bjere ndonjehere dhe kur do te bjere. Nje gje eshte e sigurte qe nese do te bjere, nuk do te mund te fotografosh renien e tij dhe as te shitet si suvenir. Dhe besoj se nuk do te beje histori. Sepse ky mur eshte sa i dukshem aq edhe i padukshem. 

Ky mur eshte ndryshe nga gjithe te tjeret. Gjithe te tjeret u ngriten ne histori per te mbrojtur banoret qe strehoheshin brenda ketij muri. Sa me te larte e te sigurte te ishin, aq me te sigurte dhe te pamposhtur ndiheshin ata, aq me shume sfidues ishin per armikun. Ndersa ky mur duket se ka efektin e kundert, sepse ai nuk te mbron, por te zbulon. Nuk te ben te sigurte, ai te ekspozon. NUk te mbron nga “armiqte”. Ai te dorezon me shpejt tek ta. Ky mur edhe miqte t’i kthen ne armiq. Jo vetem kaq, ky mur ka efektin e kundra murit, sepse ai nxit ngritjen e mureve te jashtem. Keta behen aq te larte, sa papritur e gjen veten vetem, te braktisur, te perfolur, te sulmuar nga muret e tjere. Ky mur te vret.

Kete mur e kemi te gjithe. Mbi te shkruajme te gjithe, disa cdo dite, disa me rralle, por te gjithe shkruajme. Japim mendime kur nuk na ka pyetur njeri. E perflasim te gjithe. E sulmojme te gjithe. Pa dashje ky mur na ka kthyer te gjithe nga pak filozofe, poete, shkrimtare, te pershpirtshem, shakaxhinj etj Nga ky mur e mbi keto mure japim idete e mendimet tona se si duhet e nuk duhet
te jesh. Cfare duhet te thuash, si duhet ta thuash e sa here duhet te thuash. Eshte me e pakta nese themi se ky mur te gjithe i ka vene ne bela. Sepse ky mur na ka nxjerre zbuluar dobesite njerezore: krenarine, egoizmin, xhelozine, gjykimin,ziline, keqdashjen, thathethemet, mungesen e durimit, nxitimin, papjekurine, hakmarrjen, vetembrojtjen, etj.

Ky mur per fat te keq ndonjehere na ve ne nje gare se kush eshte i pari, cka me kujton femijerine dhe si na nxisnin ne shkolle. Ne u rritem duke menduar se duhet t’ia kalonim atij
apo asaj. Nuk u nxitem kurre per t’u bere ata qe ishim ne, por na vune ne nje gare te padrejte me ata qe ishin ndryshe nga ne, per t’u bere si ata. Nuk na ndihmuan te gezoheshim me
suksesin e te tjereve. Suksesi i te tjereve u perdor per te na treguar deshtimin tone. Prandaj i kishim frike sukseset e tyre. Ato na vinin ne siklet dhe turp. Ata u bene kercenim per ne, sepse ne duhet te ua kalonim atyre. Disi ndihem sikur ende e bartim kete frike ne vetedijen tone, dhe pa dashje e shprehim edhe ne kete lufte muresh, ndersa luftojme per vemendje, likes, afirmim.

Kur une vendosa te kisha murin tim, tre mike me dhane disa keshilla te mencura. E para me tha te mos nxitohesha te pranoja cdo ftese per miq. Kishte te drejte, jo cdo kush eshte mik, edhe nga ata qe kerkojne te jene miq. Shpesh mendoj se kam nevoje te filtroj “miqte”. E dyta me tha qe ta perdorja ne menyre te mencur per te inkurajuar te tjeret. Me tha te isha e vemendshme dhe te shikoja nese dikush kishte shkruar dicka qe shprehte dhimbje a dekurajim a deshperim, t’i shkruaja dicka dhe te lutesha per ate person. Une nuk e harrova kurre kete keshille, por ia vura si synim vetes, edhe pse ka raste qe kam deshtuar. E treta me tha se Zoti na ka vene ne nje grup te kufizuar miqsh e shoqesh dhe kjo eshte nje menyre si na mbron. Kete te fundit ishte vone per ta degjuar, por e kam kujtuar shpesh sidomos ne momente kur e kam ndjere ne palce luften e mureve. Arsyeja pse vazhdoj eshte sepse me pelqen nderveprimi njerezor, me pelqen diversiteti i mendimeve, mundesia per te diskutuar edhe pse duket qe ka njerez qe nuk kane qejf te diskutojne, ata thjesht preferojne likes. Me pelqen distanca qe shkurtohet mes miqve te vertete dhe familjareve. Me pelqen qe sjell dhe mundesite pa fund per te ndikuar per ate qe une kam me per zemer dhe me me shume pasion. Kjo e fundit me ndihmon te duroj luften e mureve dhe te shqyrtoj motivet e zemres dhe te ushtroj virtytet e besimit sa here qe ajo behet e ashper. Sepse une besoj se nese ushtrojme kete te fundit, keto mure do te sjellin jete dhe mund te kthehen ne nje kopsht te bukur ku miqte freskohen. Ndersa lexon kete, perse nuk mbjell ca lule tek muri yt apo i miqve te tu:)

Share This