Shigjete

Te jesh i lire

DardaniaVjeshte 2001. Dardani, Prishtine. Nga dritarja e apartamentit tone shikoja pallatet e larte qe dukej sikur me flisnin historite e luftes. Kishte raste kur me dukej sikur degjoja ankthin qe qyteti kishte kaluar. Patrullat dhe makinat e  KFOR te benin te ndiheshe sikur po jetoje nje nga ato filmat me aksion te Hollivudit. Skena behej me interesante kur ndonje kolone serbesh te mbetur pas lufte, kalonte i shoqeruar nga nje patrulle para e nje prapa. Une i shikoja me kersheri dhe shpesh mendoja se cfare ndienin ata dhe cfare i mbante te jetonin te izoluar, ne nje vend ku ishin te padeshiruar dhe ku prezenca e tyre ngjallte kujtime te hidhta e te tmerrshme dhe nje ndjenje te forte per drejtesi.

E une qe ndonjehere e gjeja veten te kapur mes dy paleve, ndersa gezohesha qe dielli kishte lindur per nje pale, por ndjeja dhimbjen njerezore te humbjes se atyre qe dielli u kishte perenduar. Disa kishin fituar endrren e lirine e shumepritur. Te tjeret kishin humbur te shkuaren, te tashmen dhe lirine e tyre. Ata kishin mbetur midis sepse askush nuk i donte me, as ata qe ishin lenduar e kishin vuajtur aq shume prej tyre, por as ata te tjeret te tokes meme qe u thoshin se nuk duhet te braktisnin “Jeruzalemin”. Nje miku yne me shume guxim ne nje takim te madh me studente, akademike e profesore, tha se kishte shprese per falje, kishte shprese per pajtim, kishte shprese per paqe. E ajo shprese, falje, pajtim ishin lidhur ngushte ne mesazhin me paqtues dhe trasnformues qe historia njerezore ka njohur ndonjehere, sepse historia qe percillte ai mesazh ishte historia e pajtimit, te faljes se gjakut, te dhenies se nje jete te re. Nuk e di nese ishte me vend, nese ishte koha e duhur, por di qe nuk do t’i ndryshoja asnje presje. Mua vete m’u desh te prisja ndersa tmerre te patreguara me pare per shoket e familjaret e vrare barbarisht, me therrnin ne zemer dhe mesova se shpesh gjeja me e mencur qe mund te beja ishte te degjoja dhe te prisja kohen.

Sot historite e luftes jane qetesuar nga dhimbja e forte dhe jane kthyer ne histori krenarish per heronjte e rene per liri. Brezi i ri nuk i njeh dhe pyet eterit t’u tregoje per kete lufte te tmerrshme, pse u be dhe kush e beri. Sot festohet liria dhe aroma e saj ka mbushur cdo zemer e familje shqiptare. Liria eshte e pacmuar, ajo kushton. Ajo erdhi me shume sakrifice. U nenshkrua me gjak. Paralelizem i plote i lirise me te thelle, asaj te shpirtit njerezor, qe na ben apel sot per te mos e anashkaluar. Sepse pa ate liri, cdo lloj lirie tjeter eshte e zbehte dhe e paplote.

Faleminderit që u regjistruat në Shigjete! Uroj që të gjeni inkurajim dhe frymëzim teksa bashkëreflektojmë mbi ngjarjet e përditshme përmes lenteve të besimit të krishterë. Shpresoj që përmbajtja do të zgjerojë botëkuptimin tuaj për jetën, Zotin, Jezusin dhe fuqinë hyjnore që na fton ta përjetojmë përditshmërinë me qëllim dhe shpresë. Zemra ime është që, ndërsa ndiqni përmbajtjen time, paragjykimet që mund të keni pasur për Jezusin apo besimin e krishterë të veniten, dhe të mund të shihni nga afër si duket jeta kur jetohet me hir, të vërtetë dhe dashuri.

Pin It on Pinterest

Share This