Shigjete

Te arratisesh prej Perendise

jonah-ship“Ti me ke hetuar, o Zot, dhe me njeh. Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e kupton nga larg mendimin tim. Ti e shqyrton me kujdes ecjen time dhe pushimin tim dhe i njeh thelle te gjitha rruget e mia. Sepse edhe para se te jete fjala mbi gojen time, ti o zot, e di ate plotesisht. Ti me rrethon nga pas dhe perpara dhe ve doren tende mbi mua. Njohja jote eshte shume e mrekullueshme per mua, aq e larte sa une nuk mund ta arrij. Ku do te mund te shkoja larg Frymes tende, ose ku do te mund te ikja larg pranise tende? Ne rast se ngjitem ne qiell, ti je atje; ne rast se shtrij shtratin tim ne Sheol, ti je dhe aty. Ne rast se marr krahet e agimit dhe shkoj te banoj ne skajin e detit, edhe aty dora jote do te me udheheqe dhe dora jote e djathte do te me kape….” Psalmi 139:1-10

Me kujtohet Jona, njeriu i cili guxoi te “arratiset” prej Zotit. Ai i hipi nje anijeje per te ikur larg, larg asaj qe Perendia donte. Jones iu tha qe te shkonte ne nje qytet te shthurur dhe te shpallte gjykimin  e Perendise per mekatet e tyre. Po Jona nuk deshi.  Nuk i pelqente Niniveh. Nuk i donte ata njerez. Nuk donte te shkonte sepse kishte frike qe do te pendoheshin dhe shpetonin. Jona preferonte qe te shkaterroheshin. Ndoshta kishte te drejte, mekatet e tyre mbase ishin teper te renda qe edhe toka t’i mbante. Ata meritonin te ndeshkoheshin. Dhe Jona iku. Hipi ne nje anije dhe u “arratis”. Ndoshta s’ka nevoje te tregoj gjithe historine e Jones, sepse mbase e di vazhdimin se si nisi stuhia dhe anija e njerezit e saj u rrezikuan per shkak se ne ate anije ishte nje njeri si Jona, qe po perpiqej t’i arratisej Perendise! Deti nuk e fshehu dot Jonen, perkundrazi e gelltiti. Per tri dite e tri nete ai ishte ne barkun e nje balene, deri sa i penduar i thirri Perendise dhe shpetoi. Kur e lexon te duket si nje perralle per femije. E pabesueshme. E paimagjinueshme. A mund t’i fshihesh Perendise? A mund te ikesh dot prej Tij? Kush mund t’i ike?

Por sot per fat te keq ka shume njerez qe jetojne si Jona, duke iu arratisur thirrjes se Perendise. E ne kete perpjekje ata kane kapur nga nje anije qe u ka dale perpara per te shkuar kudo pervec atje ku Perendia do. Por sic thote edhe Mbreti David ne vargjet e psalmit qe shkroi, ku mund te shkosh larg Frymes se Perendise, larg pranise se tij?

“Po te them:” me siguri terri do te me fshehe” madje edhe nata do te behet drite rreth meje; terri vete nuk mund te te fshehe asgje, madje nata shkelqen si dita, terri dhe dita jane te barabarta per ty”

Nese mendojme se mund te fshihemi apo arratisemi, po genjejme veten dhe dikur “anija” ku jemi strukur do te na dorezoje.

Faleminderit që u regjistruat në Shigjete! Uroj që të gjeni inkurajim dhe frymëzim teksa bashkëreflektojmë mbi ngjarjet e përditshme përmes lenteve të besimit të krishterë. Shpresoj që përmbajtja do të zgjerojë botëkuptimin tuaj për jetën, Zotin, Jezusin dhe fuqinë hyjnore që na fton ta përjetojmë përditshmërinë me qëllim dhe shpresë. Zemra ime është që, ndërsa ndiqni përmbajtjen time, paragjykimet që mund të keni pasur për Jezusin apo besimin e krishterë të veniten, dhe të mund të shihni nga afër si duket jeta kur jetohet me hir, të vërtetë dhe dashuri.

Pin It on Pinterest

Share This