Mrekullisht i endur

(vazhdim Psalmi 139)

“Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e kupton nga larg mendimin tim…Sepse edhe para se te jete fjala ne gojen time, ti o Zot, e njeh ate plotesisht. Ti me rrethon nga pas dhe perpara dhe ve doren tende mbi mua…..Po te them “Me siguri terri do te me fshehe” madje edhe nata do te behet drite rreth meje, terri vete nuk mund te fshehe asgje, madje nata shkelqen si dita; terri dhe drita jane te barabarta per ty….” 

Kur lexoj vargjet e mahnitshme te Psalmit 139, per sovranitetin e Perendise, nuk mund ta fsheh qe me kap nje ndjesi e thelle nderimi e frike. Frike jo prej Tij sepse Ai eshte i persosur, por frike per ate erresire qe Ai ndricon dhe qe nuk mund te me fshehe. Ai e shqyrton me kujdes ecjen time, tenden, madje edhe pushimin tone. Shqyrton me kujdes gjithe rruget tona. Na rrethon nga para e nga pas, eshte me ne kudo. Nuk ka nje vend ku te shkojme qe Ai nuk eshte aty. Eshte i pranishem gjithmone. E njeh mendimin tone nga larg, na kupton fjalet para se t’i veme ne goje. Na degjon, na kupton. Dhe na DO!  Mbreti David thuri ndoshta vargjet me te bukura e me personale qe tregojne perfshirjen e Perendise ne krijimin tone:

“Po ti ke formuar te perbrendshmet e mia, ti me ke endur ne barkun e nenes sime. Une do te te kremtoj sepse jam krijuar ne menyre te mrekulluar; veprat e tua jane te mrekullueshme, dhe une e di shume mire kete gje. Kockat e mia nuk ishin nje e fshehte per ty kur u formova ne fshehtesi duke u endur ne thellesite e tokes. Dhe syte e tu pane masen pa trajte te trupit tim, dhe ne librin tend ishin shkruar ditet qe ishin caktuar per mua, megjithese asnje prej tyre nuk ekzistonte ende…”

 

I endur nga Perendia! Ne menyre te mrekulluar. Jo nje rastesi, as nje majmun i permiresuar dhe perditesuar, por nje qenie e mrekullueshme endur nga vete Perendia. Kush ka patur rastin te shohe nje cope duke u endur, e di mire se sa delikatese e kujdes duhet. I projektuar dhe njohur para se te vije ne jete. Nuk e di si ndihesh ti, por mua me mbushet zemra plot gezim, siguri e mirenjohje. Me bejne qe te rend drejt Perendise, ne vend qe te arratisem prej tij. Sepse Ai eshte burimi i jetes dhe i cdo gjeje te mire!

Rudina Bakalli

×
Share This