Te arratisesh prej Perendise

Me kujtohet Jona, njeriu i cili guxoi te “arratiset” prej Zotit. Ai i hipi nje anijeje per te ikur larg, larg asaj qe Perendia donte. Jones iu tha qe te shkonte ne nje qytet te shthurur dhe te shpallte gjykimin e Perendise per mekatet e tyre. Po Jona nuk deshi. Nuk i pelqente Niniveh. Nuk i donte ata njerez. Nuk donte te shkonte sepse kishte frike qe do te pendoheshin dhe shpetonin. Jona preferonte qe te shkaterroheshin. Ndoshta kishte te drejte, mekatet e tyre mbase ishin teper te renda qe edhe toka t’i mbante. Ata meritonin te ndeshkoheshin. Dhe Jona iku. Hipi ne nje anije dhe u “arratis”. Ndoshta s’ka nevoje te tregoj gjithe historine e Jones, sepse mbase e di vazhdimin se si nisi stuhia dhe anija e njerezit e saj u rrezikuan per shkak se ne ate anije ishte nje njeri si Jona, qe po perpiqej t’i arratisej Perendise! Deti nuk e fshehu dot Jonen, perkundrazi e gelltiti. Per tri dite e tri nete ai ishte ne barkun e nje balene, deri sa i penduar i thirri Perendise dhe shpetoi. Kur e lexon te duket si nje perralle per femije. E pabesueshme. E paimagjinueshme. A mund t’i fshihesh Perendise? A mund te ikesh dot prej Tij? Kush mund t’i ike?
Por sot per fat te keq ka shume njerez qe jetojne si Jona, duke iu arratisur thirrjes se Perendise. E ne kete perpjekje ata kane kapur nga nje anije qe u ka dale perpara per te shkuar kudo pervec atje ku Perendia do. Por sic thote edhe Mbreti David ne vargjet e psalmit qe shkroi, ku mund te shkosh larg Frymes se Perendise, larg pranise se tij?
“Po te them:” me siguri terri do te me fshehe” madje edhe nata do te behet drite rreth meje; terri vete nuk mund te te fshehe asgje, madje nata shkelqen si dita, terri dhe dita jane te barabarta per ty”
Nese mendojme se mund te fshihemi apo arratisemi, po genjejme veten dhe dikur “anija” ku jemi strukur do te na dorezoje.
