Shigjete

Një fitore ndryshe që meriton të festohet

12115533_10153579824856083_1766436239830610651_nNuk e di si do të kishte qenë po të kishim fituar. Sa do të më kishte pëlqyer të kisha shkruar për atë fitore tani. Imagjinoj fishekzjarrë e Tiranën të cuar në këmbë deri në orët e para të mëngjesit, e gjithë të nesërmen.Tani ka rënë qetësia si asnjëherë tjetër, nëpër rrugë e nëpër shtëpi. Ndoshta dhe njërëzit ranë më shpejt në gjumë, për të harruar shijen e hidhur të fitores së pamarrë. Elbasani me siguri është bërë i heshtur. Po cunat tanë? Ah cunat tanë, kush e di sa peshon tani zhgënjimi dhe dhimbja e tyre.Por unë them që duhet të gëzohemi. Duhet të gëzohemi sepse sot fitoi dicka më e rëndësishme se sa europiani. Më quani moraliste a idealiste a cfarë të doni, por sot kemi fituar një betejë më të rëndësishme.
Sot nuk e kthyem të keqen me të keqe, edhe pse një djalosh i papjekur 14 vjecar hodhi një gur drejt autobuzit të armiqve miq.
Sot treguam se vërtet miku në shtëpinë tonë vlerësohet, edhe pse në rastin konkret më shumë donim t’i bënim nder vetes se sa mikut, prapë se prapë vetëkontrolli dhe vendosmëria për të mos i prishur punë vetes, duhen vlerësuar. Sot treguam pjekuri dhe mua kjo më ka shijuar më shumë se sa të kishim marrë 3 pikë e të kishim fituar biletën për në France. Jam e sigurtë që në realitetin qiellor, kjo fitore e sotme ka një peshë shumë herë më të madhe se sa europiani ynë këtu në tokë.
Nuk e di,por një zë i brendshëm më thotë se do ta fitojmë atë biletë në Armeni. Le të shpresojme. Pse jo të lutemi. E nëse Zoti na përgjigjet le ta falenderojmë, edhe nëse na përgjigjet me jo, prapë ta falenderojmë sepse në ekonominë e qiellit kombet nuk radhiten as peshohen për nga forca dhe arritjet tokësore. Atje të pasurit janë të varfër dhe skamësit në frymë të pasur.
Le të jemi më mirë këta të fundit.

“Po të jetë e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me gjithë njerëzit.
Romakëve 12:18

© Shigjete dhe Shigjete.com, 2014-2016.Përdorimi apo dhe/dublikimi i këtij materiali pa leje të shkruar nga autori dhe/ose zotëruesit është plotësisht e ndaluar. Artikujt dhe linqet mund të përdoren, vetëm nëse kreditet i jepen autorit Rudina Bakalli and Shigjete.com me adresën specifike të përmbajtjes origjinale.

 

Pin It on Pinterest

Share This