Ishim drejtuar drejt avionit, dhe per nje moment te gjithe menduam se ndoshta shoferi i autobuzit kishte ngaterruar destinacion. Ose, une kam hipur ne autobuzin e gabuar mendova per nje cast. Im shoq kishte mbetur prapa tek autobuzi i dyte, sepse ne ishim nder njerezit e fundit qe kaluam tek pika e kontrollit te biletave. Estonian Airlines qendronte para nesh, ose me mire ne qendronim para tij te cuditur ndersa prisnim qe autobuzi do te merrte nje kthese e nisej drejt Austrian Airlines. Por per cudine e te gjitheve, autobuzi jo vetem nuk mori nje kthese, por hapi dyert dhe te gjithe jashte. Une me koken prapa e merakosur se ku po shkonte autobuzi tjeter ku ishte im shoq.
“Me falni zonje- i drejtohem punonjeses aty jashte- une po shkoj ne Viene, me Austrian Airlines. Pse jam ketu?”
“Ky avion po shkon ne Viene zonje, cfare problemi ka?”- ma ktheu zonjusha e bukur me ze ushtarak. Harrova qe ishte nje police 🙂
“Po, por une supozohem te jem ne avionin e Austrian Airlines dhe jo Estonian Airlines” kembengula per t’u siguruar qe nuk ishte ndonje gabim.
Nje stjuardese e moshuar, e kendshme ma ben me dore qe duhet te hip ne avion. Isha e vetmja pasagjere qe prisja jashte, me syte drejt autobuzit te dyte qe nuk dukej gjekundi.
“Zonje, po pres tim shoq, ku eshte autobuzi i dyte? Dhe une supozohej qe do te isha me Austrian Airlines”
“Autobuzi i dyte eshte duke ardhur. Sot, vetem sot, Austrian Airlines do te fluturoje me Estonian Airlines” ma kthen ajo me buzeqeshje.

Ja ku duket autobuzi i dyte dhe im shoq me nje koleg. Estonian Airlines, nuk me ka rene kurre rasti te fluturoj me ta. Avioni duket i mocem. Qielli i mendimeve fillon te pushtohet nga nje re mosbesimi per kete kompani ajrore dhe kete avion te mocem, per te cilet nuk kam degjuar asgje dhe per cudine time nuk me ofrojne siguri njesoj si Austrian Airlines. Turbinat ndizen dhe veshet me bucasin, sepse jemi ulur ne fund te avionit. Avioni shkeputet nga toka dhe lart ne ajer, i qete dhe pa asnje turbulence. Pavaresisht zhurmes, kjo e fundit me pelqen me shume. Dhe jo vetem kaq, por ky avion fluturoi me ulet se cdo avion i meparshem, prandaj mund te shoh token poshte, malet, fushat, shtepite si kutiza, lumenjte, Danubin e bukur, pyje te shumte dhe fushat me mullinj me ere ne Austri. Nuk e dija qe kishte kaq shume mullinj ere ne Austri. Nje nga fluturimet me te bukur, me nje qiell te paster kristal. Edhe njehere afer mbi Danub, ku duket qarte nje ure e vogel lekundese, rosat qe notojne poshte dhe pas pak minutash me elegance e qetesi ulemi ne aeroport. E rrefej qe ishte nje nga udhetimet me te bukur, qe ne nje fare menyre me turperoi sepse e kisha nenvleftesuar thjesht nga nje emer: Estonian Airlines dhe pamja e nje avioni jo modern e te bukur si te tjeret.

Zbresim ne aeroport dhe kuptojme qe procesi i nisjes per fluturimin e dyte drejt Tiranes kishte 20 minuta qe kishte filluar. Koka me mbeti tek dyqanet Duty Free ku duhet te blija cokollata per femijet e suvenire per prinderit. Shpejt shpejt, na nxiste kolegu yne, i habitur me kete perplasje oraresh. Dukej qe avioni i mocem qe na kishte bekuar me nje fluturim te paharrueshem, nuk kishte patur aq fuqi sa te na sillte ne kohe 🙂 Megjithate ia dolem. Para meje shoh deputete, dhe njerez me kostume e valixhe te shtrenjta. Fytyrat e tyre nuk na thoshin asgje, por veshjet, valixhet dhe sediljet ne klasin e pare, na tregojne se kemi te bejme me njerez te rendesishem. Shkoj me tutje dhe mes popullit shikoj nje nga deputetet protagoniste. Syte ndalojne sikur te kisha pare ndonje kusheri, por pastaj u kujtova qe ne nuk njiheshim ne jeten reale 🙂 Vendi yne eshte prape nga fundi. Por duke pare gjithe ate avion, te ri, te bukur, mendova qe ky do te ishte udhetim i qete. Ne fund te fundit qielli eshte kristal, nuk ka re dhe emri i bukur ne te Austrian Airlines, me jep automatikisht nje ndjenje qetesie dhe sigurie. Une e di qe jane korrekt, e di qe jane te mire. Besim qe do te vihej ne pikepyetje ndersa ky zog i madh, modern e i bukur na shkundi mire ne nje qiell pa re e kristal. Mbase piloti ka qejf aventurat, te ulet me shpejtesi nga lart poshte, duke na i bere stomakun lemsh. Nje ulje spektakolare persa i perket dridhjeve e tronditjes. Megjithate te lumshin duart e kembet or djale uroj une dhe lutem dhe e bekoj sic me eshte bere zakon ne fund te cdo fluturimi.
Erdhem ne atdhe. Atdheun tim plot drite e diell, te ngrohte e te cliret, te rremujte por te gjalle, te lodhur nga vuajtjet, por ku ka aq shume dashuri njekohesisht dhe perpjekje per nje jete me te mire.

Rruges per ne shtepi perpiqem te bej nje selfie me ne. Por mendja me ka mbetur tek udhetimet, dhe dy emrat: Estonian dhe Austrian Airlines. I pari i padegjuar, i ri per mua, qe nuk me thoshte asgje dhe vetvetiu prodhoi dyshim, dhe pasiguri. I dyti, i degjuar, i sprovuar dhe qe kishte krijuar besim tek une. M’u kujtuan ata njerez ne avion. Disa me valixhet e thjeshta kineze, me emra qe nuk thone asgje, dhe ata te tjeret me Samsonitet e shtrenjta dhe orat e kostumet firmato. M’u kujtuan dhe deputetet qe gati i pershendeta sikur te ishin kusherinjte e mi, aq shpesh i kam pare ne ekran sa me duket se i njoh nje jete te tere. Ne ishim te gjithe aty per nje ore. Secili kishte nje emer, nje emer qe thote dicka, qe krijon nje lloj gjendjeje dhe besim ose mosbesim. Dhe per here te pare perjetova si asnjehere tjeter ate qe hebrenjte e mencur kishin shekuj qe e kishin kuptuar per peshen e nje emri. Hebrenjte i zgjidhnin emrat e femijeve me kujdes. Cdo emer kishte nje kuptim, thoshte dicka. Dhe mbi te gjitha ata e thirren Zotin me nga nje emer te vecante, sipas atributeve te tij, ashtu sic iu shfaq ai ne situatat kur e kerkuan. Ata e lavderuan emrin e Tij dhe  kendonin ne psalmet e tyre: O Zoti yne sa i madh eshte emri yt! Emri i tij lidhej me fitore te mahnitshme, me pergjigje lutjesh, clirim e shpetim nga situata me te pashpresa, sigurim. Emri i tij jep siguri, sepse Ai e ka provuar veten se ka karakter dhe eshte i besueshem.

“Disa kane besim tek qerret, te tjeret tek kuajt, por ne do te therrasim Perendine, Zotin tone”

Nuk e di se ku e ke vene besimin tend sot. Si e ka emrin ai/ajo apo objekti ku ti ke vene shprese dhe te jep nje ndjesi sigurie? Megjithate apostujt shpallen qe ne shekullin e pare se “Nuk ka asnje emer tjeter nen qiell pervec emrit te Jezusit, nen te cilin te kete shpetim”
Mbreti David shpalli “Emri i Zotit kala e fuqishme, i drejti gjen strehe tek ai”

A nuk ia vlen te mendosh sot per kete dhe te sitesh emrat ku je mbeshtetur? Ndoshta emri i Zotit te duket out dated, i dale nga koha, i panjohur, sic m’u duk mua Estonian Airlines, por duke mos e njohur je duke humbur udhetimin me dinamik e te bukur te jetes tende, dhe nderkohe po paguan koston me te larte per shpirtin tend. Mendo sot: Jezus, cfare te flet ky emer?

© Shigjete dhe Shigjete.com, 2014-2016.Përdorimi apo dhe/dublikimi i këtij materiali pa leje të shkruar nga autori dhe/ose zotëruesit është plotësisht e ndaluar. Artikujt dhe linqet mund të përdoren, vetëm nëse kreditet i jepen autorit Rudina Bakalli dhe Shigjete.com me adresën specifike të përmbajtjes origjinale.

Share This