Pa Facebook, me familjen, ne nje plazh te qete e jo popullor te cilit kur ia them emrin me pyesin dy ose tre here te tjera per ta qartesuar. Ne nje shtepi te thjeshte tipike fshati, me avlli, oborr a bahce, rrethuar me hardhi e rrush qe ende nuk eshte pjekur, me 3 plepa feshferimat e te cileve i benin mengjeset e mbremjet me te fresketa e paqtuese, dhe nje cezem qe sjell ujin e fresket te burimit dhe qe une here pas here i referohem si pusi. Larg smogut, aty ky qielli eshte krejt i paster dhe yjet nuk i numeron dot, ku Rrugen e Qumeshtit kisha vite pa e pare aq qarte, ndoshta qe nga femijeria; ku nata eshte pus dhe sheh xixellonjat; ku avionet fluturojne afer dhe me kujtojne frazen qe gati e kam mesuar permendesh: Te dashur pasagjere, po i afrohemi aeroportit te Tiranes dhe po behemi gati per zbritjen….Ju lutem vini rripat e sigurimit, drejtoni sediljen, mbyllni tavolinat….Ky eshte kapiten….faleminderit qe fluturuat me ne” Femijet e mi qeshin, ndersa lahemi ne det dhe avioni fluturon afer dhe une u tregoj se cfare po u thote kapiteni. Ata pyesin nga e di une, ndersa une u tregoj emocionet dhe gezimin tim ne ato momente kur avioni eshte aq afer sa ky dhe e di qe shume shpejt do te jem ne shtepi tek ata. Dhe vazhdojme te lahemi e te luajme ne uje, ata dhe une me floates apo bracciale apo krahe. “Teta, di not ti?” – me pyet me cudi nje femije qe nuk e njoh “Po – i them e qete dhe duke qeshur- por eshte me qejf te notosh me krahe” E pse te merakosem, pune e madhe se jam nje teta me krahe. Edhe tetat mund te vene krahe dhe te “fluturojne” apo te “flene” ne uje 🙂
Nuk beme asnje foto. Harruam apo me mire te them nuk u merakosem fort. Atje ne plazhin e qete me reren drite, detin vaj e te ngrohte, perendimet e bukur dhe pulebardhat, misrat e pjekur e kikiriket a fiqte, koha ndaloi dhe syte u fiksuan mbi ato gjerat e perditshme qe na kalojne aq shpejt dhe nuk i veme re, mbi gjurmet e Krijuesit qe na rrethon gjithandej, mbi ylberin ne mes te qiellit qe nuk e di se nga doli dhe si, por e di pse. Ishte sikur Ati te me tregonte qe e kishte degjuar zemren time ate dite. Atje, pa facebook, pa dhjeterat foto e jete te te tjereve, tek shikoja femijet e mi te ecnin gjithe gezim e zemra me mbushej me mirenjohje qe Perendia m’i kishte dhene mua, ne harruam boten e metropolit dhe angazhimin “serioz” ne facebook. Zgjodhem te mos raportojme e postojme. Ne fund te fundit pushimet ishin per ne, ato ishin castet dhe kujtimet tona atje ne fshatin e qete dhe plazhin pa emer a fame.
Faleminderit që u regjistruat në Shigjete! Uroj që të gjeni inkurajim dhe frymëzim teksa bashkëreflektojmë mbi ngjarjet e përditshme përmes lenteve të besimit të krishterë. Shpresoj që përmbajtja do të zgjerojë botëkuptimin tuaj për jetën, Zotin, Jezusin dhe fuqinë hyjnore që na fton ta përjetojmë përditshmërinë me qëllim dhe shpresë. Zemra ime është që, ndërsa ndiqni përmbajtjen time, paragjykimet që mund të keni pasur për Jezusin apo besimin e krishterë të veniten, dhe të mund të shihni nga afër si duket jeta kur jetohet me hir, të vërtetë dhe dashuri.Cancel reply