Makina u nis. Porta u mbyll. Melina doli nga dhoma ne verande, por pa e nxjerre koken te na shihte tek iknim. Zemra me rendoi sepse e pashe teksa niseshim tek u fut me shpejtesi ne dhome, dhe mendova se ajo e kishte te veshtire te na shihte tek iknim. Gjithe ato dite kishte qene me ne, ne det, ne makine, ne shezlong, ne tavoline. “Eshte interesante- ne gjithmone kemi me vete 4 femije”- i kisha thene tim shoqi. Melina kishte ardhur ne nje dite me ne, me gjysherit e saj, per te kaluar disa dite prane detit. Nje femije i embel, e dashur, me floke kacurrela, shikim te mprehte, e shkathet dhe me humor, qe u miqesua aq shpejt e natyrshem me femijet tane dhe Lilin, qenin tone. Tani ishte atje, fshehur disi pas perdes qe ndante dy verandat, ndersa makina linte pas oborrin dhe porta e madhe u mbyll. Dicka m’u trazua ne shpirt. Mendova se do te merzitej vetem pa femijet ose, e ngushellova shpejt veten, do te pershtatej shpejt e do te gjente shoqe tjeter aty ne plazh. Nje kilometer me poshte ndaluam tek dyqani i fshatit per te bere pazarin e fundit- ndonje gje te vogel per rruge. Femijet kishin qejf te shkonim here pas here e te blenim akullore. E lame pas dhe dyqanin dhe atehere nuk i mbajta dot lotet. As vete nuk e kuptova c’pata, por dukej sikur nje lemsh dhimbjeje me ishte mbledhur perbrenda ato ditet e fundit ndersa ndaja nje oborr me ate familje te thjeshte tiranase. Isha prekur thelle ne zemer teksa shihja gjyshen e Melines cdo dite. E thjeshte, punetore, e papertuar, nuk e degjova asnjehere duke u ankuar apo duke ngritur zerin, por cdo dite me perkushtim gatuante mengjeset, drekat, darkat dhe therriste familjen rreth tryezes; ecte ne kembe per gati 1 km deri tek dyqani i fshatit per te bere pazar dhe kthehej e gezuar qe kishte sjelle gjera te mira per familjen e saj. Nuk ishte e veshtire te kuptoje se per te si per qindra gjyshe, nena e gra te tjera shqiptare, te sherbyerit me sakrifice ishte nje forme e dashurise se saj sublime per familjen. Nje dite me pare me kishte treguar per te motren, se si ishte larguar nga kjo jete krejt papritur dhe boshllekun e dhimbjen e madhe qe kishte lene ne zemren e saj. Lotet e saj dhe fjalet per dashurine e cmuar te nje motre me mbeten ne mendje. Ne folem me gjate ate dite, biseda zemre per halle e brenga e gjera qe sic thoshte ajo i kishte ne dore vetem Zoti. Ajo me kujtoi gjithe ato familje te tjera shqiptare, te thjeshta, me mundesi te kufizuara ekonomike, te pervuajtura nga pamundesite si semundjet, humbjet e te afermeve, mospatja e femijeve etj dhe ato nena e gra punetore e te thjeshta si nena ime, qe sherbejne me vetemohim dhe gjejne gezim ndersa derdhin jeten tek familjet e tyre. Ajo pa dashur dhe ne menyre te pavetedijshme me kishte frymezuar dhe ndikuar per t’u cuar mengjeseve me gezim, per te gatuar ato gjerat e mira per familjen, per t’i thirrur rreth tryezes, per te shkuar tek bahcja e komshise pak me tutje per te blere domate te fresketa apo fasule etj. Edhe pse s’me njihte ajo disi la trashegimine e saj tek une, trashegimine e nenave te palodhura dhe te dhembshura shqiptare. Une i fshiva lotet dhe fillova te lutem, qe Zoti te bekonte ate dhe familjen e saj dhe qe ne menyre te mrekullueshme te sillte ato gjera per te cilat i shpresonte dhe i priste me syte vetem prej Tij. Zemren ma kaploi nje paqe e thelle dhe gezimi i kthimit ne shtepi.
Faleminderit që u regjistruat në Shigjete! Uroj që të gjeni inkurajim dhe frymëzim teksa bashkëreflektojmë mbi ngjarjet e përditshme përmes lenteve të besimit të krishterë. Shpresoj që përmbajtja do të zgjerojë botëkuptimin tuaj për jetën, Zotin, Jezusin dhe fuqinë hyjnore që na fton ta përjetojmë përditshmërinë me qëllim dhe shpresë. Zemra ime është që, ndërsa ndiqni përmbajtjen time, paragjykimet që mund të keni pasur për Jezusin apo besimin e krishterë të veniten, dhe të mund të shihni nga afër si duket jeta kur jetohet me hir, të vërtetë dhe dashuri.Cancel reply