Syte kater

Portrait of a beautiful young woman wearing glasses
Portrait of a beautiful young woman wearing glasses

Nuk e mbaj mend mire cfare viti isha, ndoshta viti i pare apo i dyte ne universitet. Ishte koha e kthesave te medha. Syzet qe dikur ishin percmuar, tani po kerkoheshin me qiri. Ndoshta per shkak te skeleteve te bukur, dhe asaj pamjeje shik qe te jepnin. Nuk e di pse mendonim se dukeshe
me inteligjent, me intelektual, me cool. Edhe une doja syze. Aq shume i doja, saqe ne vend qe te gezohesha se doktori me kishte thene se i kisha syte top apo
shqiponje dhe nuk me duheshin syze, une e bera rrugen e kthimit ne qytet studenti e zhgenjyer. Isha kthyer pa syze! Me kujtohet si tani. Ishte dimer dhe ishte errur. Rruga per tek Qyteti Studenti m’u duk me e gjate se heret e tjera. Hapat me rendonin, ndoshta do te kisha ecur me shpejt po t’i merrja kembet ne krahe. Por une i lashe te terhiqeshin zvarre ne toke.

Sot kam vene syze. Nje doktoreshe me ne fund u tregua zemergjere me
mua dhe me tha se syte ende i kam shqiponje, shikimin larg e kam top. Por me duhen syze per te lexuar, per te punuar ne kompjuter. Eshte numri minimal qe
mund te kem, por ama kam syze! Kam kater sy tani!  Skeleti eshte cool, me pelqen, me shkon. A dukem me cool, me inteligjente, me moderne, nuk e di, femijet e mi kane nje variant tjeter 🙂 Ama, nje gje e di me siguri. Une shoh me mire nga afer, shikoj detaje qe ishin duke m’u fshehur ne mjegull si per shembull thonjte e femijeve kur perpiqem t’i pres.

Jo rastesisht kjo eksperience e re me solli ne mend nje realitet te nje shikimi
te nje lloji tjeter, ate te syve shpirterore. Me kujtohet nje shprehje e nje nga teksteve me te lashte,  se nese syri yt nuk eshte i paster, sa me e madhe eshte erresira jote. Ne erresire pengohesh, nuk sheh qarte, humbet, perplasesh, goditesh, vritesh. Ne erresire nuk e gjen dot lehte rrugen. Por aq e mundishme eshte erresira, sa edhe nje dritez e vogel e nje qiriu apo shkrepse sjell nje ndryshim te madh. Mbreti David ne psalmet e tij te famshme, flet per nje lloj urtesie, Fjale, qe ai si nje shtegtar ne jete, e ka vendosur si nje llambe ne kembet e tij per t’i ndricuar shtegun dhe treguar rrugen. Cila ishte kjo fjale e kjo urtesi te cilen jo vetem Davidi, por shume mbreter e ngriten lart, e ruajten si te shenjte, dhe e ndoqen si kushtetuten e tyre? Cila eshte kjo fjale qe ne fakt luajti nje rol kyc madje edhe ne themelimin e kushtetutes te nje prej vendeve me te fuqishem sot ne bote, USA-s? Cila eshte kjo fjale per te cilen mbreter si Josia grisen rrobat dhe vajtuan kur e gjeten te harruar ne pluhur dhe kur gjithe populli qau e vajtoi kur e degjoi te lexohej me ze te larte? Po cila eshte kjo fjale qe edhe sot ndricon jeten e mijera e mijera njerezve, nga te thjeshte, deri tek te famshem, nga te varfer deri tek te pasur?

Nese ka kete fuqi te pakrahasueshme, sa vend ze ne jeten time, tenden? Nese ka qene burim urtesie dhe drejtimi per mbreter te fuqishem, cfare eshte sot per mua? Nese ata te urtet e kesaj bote, e quajten thesar, me te rendesishem se cdo lloj thesari tjeter, pse ne sot nuk e kerkojme ashtu? Nese kjo fjale na jep shikimin dhe largon erresiren e dendur te shpirtit tone, atehere pse nuk e lejojme te na i preke syte tane shpirterore dhe te na jape drite?

Pse te mos themi sot me gjithe zemer e gojen plot si mbreti David: “Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim” (Fjalet e urta 119:105)

Kjo fjale e ndryshoi dhe transformoi jeten time 22 vjet me pare, kur si adoleshente kerkoja pergjigjet e jetes. Nuk me ka zhgenjyer kurre, as nuk me ka merzitur kurre. E kam lexuar me shume se cdo bestseller dhe sa here e rilexoj, ajo me shfaq dimensione te reja qe syri im shpirteror nuk i ka kapur me pare. Ajo me mahnit me vertetesine e saj, dhe premtimet e shkruara ne te deri me tani kane qene besnike. Sepse ato jane jo fjale njeriu, por hyjnore. Autori i tyre eshte Perendia!

lexo ketu biblen ne shqip www.unejetoj.org/bibla

 

Rudina Bakalli

×
Share This