Disa tips per nje shtepi sa me te bukur

Nuk e di se sa gra te tjera kane te njejten lufte. Sa te tjera qe kane shtepine e tyre, por qe ndoshta enderrojne per nje me te madhe, per mobilje te tjera, per hapesire te rregulluar ndryshe. Sa do te donin te kishin nje oborr, nje kopesht, peme, lule, ndoshta edhe ndonje perrua qe kalon aty prane 🙂
Ne te gjithe enderrojme dhe kemi mall per te bukuren, sepse brenda nesh fle e bukura dhe u krijuam per te bukuren dhe te miren. Te gjithe ndjejme mall per ate ndjenje qetesie dhe paqeje qe percon rregulli dhe nderthurja e bukur dhe me shije e ngjyrave dhe stileve. Por nje shtepi e bukur me njerez e familje me zemra te trazuara, sado e bukur te jete, nuk mund te ofroje prehje dhe ngrohtesi, dhe as ta beje nje familje te lumtur.
Nuk jam as aq naive si ne adoleshencen time kur besoja se dashuria te lumturonte edhe ne nje kasolle, por besoj se nje familje me zemer te pasur pavaresisht nga sfidat do te jete e lumtur edhe ne nje kasolle. Kurse nje familje me zemra te trazuara do te jete e palumtur si ne pallat mbreteror si ne kasolle. Lumturia e nje familjeje nuk qendron ne pasurine e jashtme por ne pasurine e zemrave te tyre. Nje shtepi behet e ngrohte nga fjalet e ngrohta, dashuria dhe kujdesi ndaj njeri tjetrit. Behet e bukur kur mbushet me te qeshura dhe gezim, me puthje e perqafime, me mall dhe vepra sherbimi. Ka gjithmone nje pjate per mysafirin e papritur, nje kend ku heq menjane gjera per ata qe s’kane. Dhe nje shtepi e bukur pershkohet cdo dite nga aroma e kendshme dhe hyjnore e lutjeve, e cila ia kalon cdo lloj qiriu aromatik.
Le te mbushim shtepite tona me parfumin erekendshem te njeriut te ri qe Krishti ka vendosur ne ne. Ta zbukurojme me veprat e sherbimit, ta mbushim me aromen e lutjes.
“EshtĂ« mĂ« mirĂ« njĂ« copĂ« bukĂ« thatĂ« me paqe se sa njĂ« shtĂ«pi plot dhe  me grindje.” Fjalet e Urta 27:1
© Shigjete dhe Shigjete.com, 2014-2016.Përdorimi apo dhe/dublikimi i këtij materiali pa leje të shkruar nga autori dhe/ose zotëruesit është plotësisht e ndaluar. Artikujt dhe linqet mund të përdoren, vetëm nëse kreditet i jepen autorit Rudina Bakalli dhe Shigjete.com me adresën specifike të përmbajtjes origjinale.
