Une jam nje injorante, qe nuk kam aq kulture as shije, as marr vesh aq shume nga arti, sa te me shijoje lakuriqesia e Bleones apo e Kastro Zizos nen petkat e Koncites. Te them te drejten jam aq injorante sa m’u perzie stomaku, njesoj sikur te kisha ngrene nje ushqim te prishur. Me ke ta krahasaj, mbase me nje veze te prishur qe bleva tek fshataret qe shesin ne cepat e lagjes sime. E kishin vene ate veze mbi gjithe pirgun e vezeve. Dhe ndersa dora e saj kerkonte poshte asaj veze, ne te tjera me te vogla, une i thashe: Dua ate vezen aty. Ma ver ate.

Ishte me e bukura e shportes, dhe u ndjeva se me ate cmim qe u kishte vene vezeve, gjithe vezet qe kishte ne shporte duhet te ishin ne madhesine e bukurine e saj.

Sepse pervec  parimit tim se produkti duhet te justifikoje cmimin, qe te quhet nje blerje e mencur, mua me pelqen t’u servir femijeve dhe familjes sime ushqime te fresketa, te mira, te shendetshme. E hapa ate veze me shume gezim ne shtepi, dhe ne ate moment e kuptova hezitimin e asaj gruaje per te me dhene ate veze! Nuk e paskesh patur se ishte koprace, apo se donte te ma hidhte duke me dhene vezet me te vogla. Ajo me shihte tek kaloja me femije te vegjel cdo dite. Duke kerkuar vezet me te vogla te shportes, ajo kishte kerkuar per vezet me te fresketa e me te mira. Kjo e madhja, qe ma kishte bere me sy dhe e kisha kerkuar me ngulm, kush e di sa muaj kishte. Ajo ishte veze vetem per vitrine! Shtepia u mbush me nje ere aq te rende e te keqe qe u desh te hapeshin dyer e dritare per ta ajrosur per nja dy ore te mira te pakten; ndersa enet te laheshin e disinfektoheshin mire.

Edhe emisioni i mbremshem me kujtoi ate veze e me dha ate ndjesi, qe ne minutat e para. E dashur Vera Grabocka, e dashur Alketa Vejsiu, i dashur Klan une ju kam per zemer dhe une ua kuptoj hallin qe keni  per te sjelle dicka te re, per te mberthyer audiencen, per te na sjelle art. Por ju lutem arti nuk vjen me veze te prishura. Mua e qindra mijera familjeve te tjera shqiptare si une, qe sa here shprehemi na etiketojne injorante, te prapambetur e ku di une, na duhen ato vezet e vogla te shportes, qe jane te fresketa, te shendetshme. Aldo i Morning Show na thote se nuk kemi te drejte te japim mendim as te gjykojme sepse nuk jemi askush, dhe nuk kemi lartesine artistike as idete tuaja brilante. E vertete Aldo, ke shume te drejte. Por te pakten jam e gezuar dhe shpresoj te te gezoje edhe ty, edhe stafin brilant te ideve brilante, se une dhe shume shqiptare te tjere kemi te drejte qe me telekomanden tone te ju refuzojme vizen per te hyre ne shtepite tona dhe te nderrojme stacion! Nese nuk e keni problem renien e shikueshmerise, qe do te thote renie fitimesh, as ne nuk e kemi problem te mos na degjoni.

Ne fund, atyre qe me lexojne, ju lutem bejini nje nder vetes e familjes suaj. Bojkotoni programe qe na servirin ushqime te prishura e autore programesh qe pretendojne se e kemi nga injoranca! Une refuzoj te me serviret nje pjate me ushqim jo cilesor as Bio per shpirtin tim! Beje edhe ti! Kerko Bio! Jepi shpirtit Bio!

Share This