Shigjete

Colbie Calliat sfidon të gjitha me “Try”

Në një realitet ku paraqitja e jashtme është bërë qëllimi i jetës dhe baza për vetëvlerësimin dhe identitetin e mijëra grave dhe vajzave dhe të rinjve, këngëtarja hollivudiane, fituese e Grammy Awards, sfidon të gjithë me një mesazh revolucionar për ditët ku jeton.

Vër makiazh
Bëj thonjtë
Flokët rregullo
Vrapo një km më shumë
Rri e hollë, në formë
Që ata të të pëlqejnë ty.

A u pëlqen atyre?

Bëhu seksi
Vajzë mos ki turp,
Nxirri pjesët e trupit
Sepse kjo është cfarë ke nevojë,

të përkasësh diku

që ata të të pëlqejnë ty. A u pëlqen atyre?

Nuk duhet të përpiqesh kaq shumë
Nuk duhet të japësh gjithë veten
Të duhet vetëm të cohesh në këmbë, të cohesh, të cohesh,
Nuk duhet të ndryshosh asgjë

Nuk duhet të përpiqesh, përpiqesh

Nuk duhet të përpiqesh, përpiqesh,
Nuk duhet të përpiqesh,
Nuk të duhet të përpiqesh
Ooooo, oooooo, oooooo…

Mos i ndalo blerjet,

Në qendrën tregtare
Shto kartat e kreditit
Nuk duhet të seleksionosh,
Bliji të gjitha
Që ata të të pëlqejnë. A u pëlqen atyre?

Prit pak,
Pse duhet të merakosesh, cfarë mendojnë ata për ty
E vetme kur je,
A të pëlqen ty vetja? A të pëlqen kush je?

Hiqe tualetin
Lëshoji flokët të lirë
Merr frymë
Shiko në pasqyrë, shiko kush je
A nuk të pëlqen kush je?
Sepse unë të pëlqej ty

Perktheu tekstin e kenges dhe pergatiti nga anglishtja R. Bakalli

Faleminderit që u regjistruat në Shigjete! Uroj që të gjeni inkurajim dhe frymëzim teksa bashkëreflektojmë mbi ngjarjet e përditshme përmes lenteve të besimit të krishterë. Shpresoj që përmbajtja do të zgjerojë botëkuptimin tuaj për jetën, Zotin, Jezusin dhe fuqinë hyjnore që na fton ta përjetojmë përditshmërinë me qëllim dhe shpresë. Zemra ime është që, ndërsa ndiqni përmbajtjen time, paragjykimet që mund të keni pasur për Jezusin apo besimin e krishterë të veniten, dhe të mund të shihni nga afër si duket jeta kur jetohet me hir, të vërtetë dhe dashuri.

Pin It on Pinterest

Share This