Kayne West- nje lajthitje apo transformim radikal?

Kayne West- nje lajthitje apo transformim radikal?

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1146&v=vgLOv36an3s

Shume do te donin te arrinin statusin e Kayne West, famen, pasurine, suksesin. E Kayne West, i ka shokuar te gjithe se fundmi me albumin e tij “Jesus is King” dhe historine e kthimit te tij ne besim.

Te henen ne spektaklin amerikan “The late late Show”, te James Corden, 42 vjecari paraqitet ne nje episod ne avion, bashke me korin e tij te Sherbesave te se Shtunes. Intervista te le mbrese jo vetem per thjeshtesine dhe sa reale dhe e rehatshme eshte, por edhe per atmosferen e jashtezakonshme te krijuar nga kori qe nderpret here pas here duke kenduar disa nga kenget e albumit “Jesus is King” (Jezusi eshte Mbret”

“Si do t’u pergjigjeshe atyre njerezve te cilet nuk besojne ne kete ndryshim tendin te papritur. Dje ishe tjeter njeri dhe sot je nje tjeter;. Eshte si nata me diten, e ke parasysh?” e pyet James Corden.
” Te flesh dhe te zgjohesh jane dy gjendje te ndryshme. Kur ti fle, je ne gjume. Kur ti zgjohesh, nuk mund te jesh me ne te njejten gjendje. Eshte kaq e thjeshte. Une jam zgjuar. Shume njerez jane ende duke ecur ne gjume te vdekur”


I pyetur per martesen me Kim Kardashian, ai thote: “Njerezit kane frike te martohen. Ata mendojne se martesa eshte e merzitshme. Dhe pastaj kur u martova njerezit thane: oh, ka lezet”

“Po patjeter ka lezet te jesh i martuar me Kim Kardashian” ia kthen James

Kayne buzeqesh dhe pastaj vazhdon duke folur pertej te qenurit i martuar me Kim, per martesen ne vetvete:

” Eshte me shume se lezet. Eshte hyjnore. Eshte fantastike. Njeri, martesa nuk eshte e merzitshme, eshte magjepsese”
I pyetur per si e kalon kohen tani ai thote
“Nuk bej me jete nate. Rri ne shtepi. Kaloj kohe me familjen time. Hame darke, pastaj luajme me femijet. Kur ata flene, Kim shikon programin e saj te preferuar.”
“Po ti- e nderpret James- a shikon dhe ti programin me Kim”
“Jo, une lexoj biblen” pergjigjet Kayne me thjeshtesine dhe lehtesine me te madhe, pa asnje kompleks.
James duket i shokur, sikur nuk u beson vesheve dhe e pyet: Seriozisht e ke?
“Po, seriozisht. Une lexoj biblen”

Ne nje interviste tjeter gjate kesaj jave, me Big Boy, nje yll tjeter te rap, Kayne i pergjigjet pyetjes ne lidhje me debatet qe ka shkaktuar kthimi i tij ne besim:
Ne kete vend ku jetojme (Amerika) cdo njeri eshte i lire te doje cfare t’i pelqeje atij. Une dua Jezusin!. Eshte kaq e thjeshte. Come on, wake up west. Hajde, zgjohu perendim

Deklaratat dhe intervistat e Kayne West te shokojne per urtesine me te cilen u pergjigjet pyetjeve tendencioze, sinqeritetin, dhe konfidencen apo paqen qe ndjen ne vendimin qe ka marre.


“A e ke problem ate qe thone njerezit per ty?”
“Hej, une te thashe me pare qe nuk jam i paprekshem ndaj asaj qe njerezit thone”
“A i ke frike fjalet e njerezve?”
” Une te thashe, une nuk kam me frike prej tyre. Une kam frike vetem Perendine. Kur nuk ke frike Perendine, ti ke frike ndaj cdokujt dhe cdo gjeje tjeter. Kur ke frike Ate, ti nuk ke me frike nga asgje dhe askush tjeter

Eshte e pashmangshme te mendosh se ky vetedijesim shpirteror i Kayne, ky kthim tek Jezusi qe ka shkaktuar nje ndryshim radikal nate-dite, duket aq jo real dhe i pabesueshem, por po aq bindese eshte thjeshtesia me te cilen ai pergjigjet, dhe buzeqeshja qe e shoqeron e cila pasqyron nje njeri qe eshte ne paqe dhe i lumtur.
Kurre nuk e kemi pare Kayne kaq te gezuar dhe te lumtur, eshte shprehur nje nga njerezit e tij te afert.
Mbi te gjitha, ky eshte transformimi, ndryshimi qe deshmon se nje jete e re ka nisur, nje jete ne te cilen Kayne do qe te gjithe te mund te hyjne, sepse ia vlen.

Rudina Bakalli

×
Share This