Shigjete

Mos ki frike njeriun

Mos ki frike njeriun
Edhe pse eshte i afte
Te te vjedhe gezimin
Reputacionin, nderin,
Te t’privoje dashurine
nxtijen, inkurajimin
E balte te te hedhe

Mund te te shtremberoje fjalet
Te te nxije portretin
Te flase me urrejtje
Te te godase pas shpine
Te ta perbalte punen
Mos e ki frike gjithsesi
Edhe pse keto gjera dhembin
Me shume se te kishte marre kuleten
Prape mos e ki frike
Sepse ne fund te fundit
Fjala e fundit nuk eshte e tij.

© Rudina Bakalli

frymezuar nga psalmet: “Nese Perendia eshte me mua, cfare do te me beje njeriu”

Faleminderit që u regjistruat në Shigjete! Uroj që të gjeni inkurajim dhe frymëzim teksa bashkëreflektojmë mbi ngjarjet e përditshme përmes lenteve të besimit të krishterë. Shpresoj që përmbajtja do të zgjerojë botëkuptimin tuaj për jetën, Zotin, Jezusin dhe fuqinë hyjnore që na fton ta përjetojmë përditshmërinë me qëllim dhe shpresë. Zemra ime është që, ndërsa ndiqni përmbajtjen time, paragjykimet që mund të keni pasur për Jezusin apo besimin e krishterë të veniten, dhe të mund të shihni nga afër si duket jeta kur jetohet me hir, të vërtetë dhe dashuri.

Pin It on Pinterest

Share This