Shigjete

Edhe te bukurit vdesin

Adele sot ky titull nuk shet, sepse vala e artikujve per ty ka kaluar. Sot ky artikull quhet i skaduar. Sa e cuditshme Adele. Ike ne nje te diele te bukur me diell. Ne menyre te befte, ashtu si shoqja ime. Ajo percillet sot. Iku jo aq befte sa ti, por befas u perlesh me kancerin vetem ne 3 jave.

Kam humbur disa njerez befas Adele. Por jo te gjithe u bene lajme, edhe pse ishin nga njerezit me te guximshem qe kam njohur.

Tamara nuk mori pjese ne Big Brother, por ajo kaperceu shtete per te ardhur ne Shqiperi, vetem pak pasi komunizmi kishte rene. Endrra e saj ishte te derdhte jeten e saj per te fuqizuar jete te tjera, te lodhura nga boshlleku dhe mungesa e qellimit.

Nuk e mendova se do te qaja per ty Adele, thjesht sepse nuk te njihja shume,  nuk te ndiqja; por me beso nuk i mbajta dot lotet tek degjova per ty dhe pashe feeds mbushur me fotot e tua dhe titujt per largimin tend te papritur. M’u mblodh nje lemsh ne kraharor, per nje jete te shuar, te prere ne mes pa arritur te gjeje kuptimin e vertete.

Kane vdekur shume te rinj ne kete vend. Shume kane ikur krejt papritur dhe endrra iu eshte prere ne mes. Shumica prej tyre te panjohur prandaj nuk zune vend ne artikuj. Askush nuk shkroi per ta pervec reporteres se kronikes se zeze qe e permblodhi ngjarjen ne dy iniciale, jo se iu dhimbsen por duhej mbushur ajo e shkrete kronike.

Por vdekja jote vrau shume. A ishte menyra se si ike? E vetme pa asnje njeri prane te te jepte ndihmen e pare? Ne menyre te befte kur askush nuk mendonte se do te vdisje? Apo ishte vrasja e mitit brenda nesh se te suksseshmit dhe te bukurit nuk vdesin kurre?

Nese do te kishe qene me pak fizikisht e bukur, a do te ju dhimbseshe njesoj? Nese nuk do te kishe ate fytyre e ato tipare te bukura, a do te ishin shokuar po kaq shume?

Brenda nesh duket se eshte rrenjosur nje mit qe te bukurit nuk duhet te vdesin. Duket se e kaperdijme me lehte vdekjen e atyre qe i karakterizojme te shemtuar apo te deshtuar, por jo te bukurit. Te bukurit na tronditin thelle ne zemer dhe papritur themi se jeta eshte e padrejte. Sepse na duket e drejte qe te bukurit te jetojne pergjithmone.

Te bukurit gezojne nje status te vecante ne zemren tone. Nje mit qe veshtire se shkulet, sepse ne e kemi ngritur shume lart.

Te bukurit nuk mund te jetojne ne nje province. Te bukurit nuk mund te martohen me njerez te zakonshem. Mund te martohen me ndonje te shemtuar, vetem me nje kusht: te kete shume, po shume leke ama!

Te bukurit nuk mund te bejne nje pune tjeter pervecse t’i ekspozojme ne vitrinen mediatike. Te bukurit nuk mund te kene nje jete normale se do te ishte deshtim.

Prandaj vrapojme kaq shume te rregullojme sy, veshe, hunde, vithe, kembe, bark. Interesante, themi gjithe krenari: i/ e kuruar! Te semuret kurohen, nga se kurohemi ne?!

Kurohemi nen efektin talent and reality show qe na thone se vetem keshtu ke vlere.

Adele, a e di qe shoqja ime Tamara ishte e bukur gjithashtu? Kishte nje nga buzeqeshjet me te bukura qe kam pare. Nje grua me nje shpirt te bukur. Nje grua me urtesi e mprehtesi mendimi. Ishte nje grua guximtare, ne kerkim te sfidave. Nje grua qe besoi se mund te ndikonte jete me lajmin me te mire. Tamara ishte nje grua e bukur ne shpirt qe e kaloi jeten e saj per te ndezur driten ne shpirtrat e sa me shume njerezve jo vetem prej kombit te saj, por prej shume kombeve.

Dhe ajo vdiq Adele, beftas duke na kujtuar se edhe te miret vdesin. Edhe te bukurit vdesin Adele. Edhe te bukurit do te vdesin.

Jo sepse jeta eshte e padrejte. Jo sepse Zoti eshte i padrejte dhe mizor. Ai na ka thene qe kjo jete ketu ne toke eshte momentare. Ai na deshi aq shume sa u vesh ne mish e gjak e kocka si ne, dhe mori barret tona, mekatet tona. Ai siguri nje perjetesi te bukur per secilin nga ne qe pranon dhuraten e tij.
Sikur i degjoj ketu zerat e skeptikeve dhe tallesve qe thone: Po ti paske rrjedhur fare!

Per mua rrjedhje eshte te ngulesh syte ketu ne toke, te mberthehesh aq forte pas saj dhe te vetesugjestionohesh se je i pavdekshem.

Kur do te pranoni qe jemi kalimtare? Kjo jete ketu eshte segmentare. Tjetra e pafund. Cili vizitor investon ne vendin qe viziton per pak kohe dhe le pas dore destinacionin perfundimtar?

E megjithate ne harrojme. Harrojme sepse ne arrogancen tone i kemi mbushur mendjen vetes se ne e dime me mire, ne e kemi kuptuar krijimin, ne e dime mire si funksionon jeta. Ne jemi Monopoli i diturise dhe njohurise! E ka thene Engelsi, Marksi. E ka then Frojdi. Ah po Frojdi. Ai eshte monopoli i njohjes se jetes!! Sepse ka qene qe nga fillimi i botes dhe do te jete deri ne fund! Sikur te kishin mundesi te ktheheshin nga varri, jam e sigurte qe do te ishin te paret qe do te kishin djegur librat e tyre dhe do t’i kishin rishkruar ndryshe!

Te gjithe kemi zgjedhje te kerkojme te verteten. E verteta nuk eshte vetem monopol i disave. E verteta po pret cdo shpirt te urte e te etur per ta njohur, qe nuk perton te kerkoje e nuk mjaftohet me te thane.

Sikur te ngrinim syte nga qielli e te kuptojme qe jemi bere per nje realitet shume me te madh dhe nje jete shume me te plote se sa thjesht cfare do ha, cdo pi, cdo vesh. Jemi bere per nje dashuri me te madhe e te persosur se sa thjesht dashuria e semure qe e kerkojme ne Insta e Facebook apo faqe revistash e gazetash. Sikur te dinim te zgjidhnim.

Tamara zgjodhi mire. Tamara e vuri zemren tek thesaret ne qiell, ku nuk i vjedh dot askush. Tamara nuk zgjodhi te beje nje emer per vete sepse nuk kishte nevoje. Ajo gjeti dashurine me te madhe qe i dha vlere e siguri, ndaj nuk kishte nevoje te ushqehej nga duartrokitjet e te tjereve. Tamara sot nuk do te jete nje lajm ne gazeta e media. Nuk do te kete nje rubrike te vecante per te. Por Tamara zgjodhi te jetoje per nje Emer mbi cdo emer, prandaj emri i saj eshte gdhendur ne librin e jetes, dhe ajo sot feston me engjejt.

Mirupafshim Tamare, mikja ime, mikja ime me mendje te mprehte, zemer te guximshme, kembe ne toke, qartesi mendimi, korrektesi deri ne persosmeri e perseri e durueshme me ata qe nuk e kishin. Shpirt i bukur i cliruar nga vdekja njehere e pergjithmone, feston ne lavdi te perjetshme, kendon me engjejt, nje realitet qe ti e zgjodhe ndersa ishe ne toke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pin It on Pinterest

Share This